- اِنَّ اللّٰہَ عِنۡدَہٗ عِلۡمُ السَّاعَۃِ ۚ وَ یُنَزِّلُ الۡغَیۡثَ ۚ وَ یَعۡلَمُ مَا فِی الۡاَرۡحَامِ ؕ وَ مَا تَدۡرِیۡ نَفۡسٌ مَّاذَا تَکۡسِبُ غَدًا ؕ وَ مَا تَدۡرِیۡ نَفۡسٌۢ بِاَیِّ اَرۡضٍ تَمُوۡتُ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلِیۡمٌ خَبِیۡرٌ ﴿٪۳۵﴾31 : 35 Pa dyshim, tek Allahu është dija për Orën. Ai zbret shiun, di atë që gjendet në mitra; asnjë shpirt nuk di se çfarë do të punojë nesër dhe asnjë shpirt nuk di se në cilën tokë do të vdesë. Njëmend, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Gjithinformuar.Shpjegime
Një lexim i vëmendshëm i këtij ajeti na tregon se nga pesë gjëra që janë përmendur në këtë ajet, për shiun dhe për fëmijën në mitër, Allahu i Madhërishëm nuk pohon “asnjë njeri nuk di”, siç e thotë në tri çështjet e tjera. Andaj, shohim që sot njeriu me anë të shkencës parashikon deri diku kushtet meteorologjike dhe po kështu edhe gjininë e fetusit. Megjithatë, askush nuk parashikon dot nëse shiu dhe fëmija do t’i sjellin mbarësi apo jo. Këtë e di vetëm Ai që është i Gjithëdijshëm dhe i Gjithinformuar.