- وَ اِذَا غَشِیَہُمۡ مَّوۡجٌ کَالظُّلَلِ دَعَوُا اللّٰہَ مُخۡلِصِیۡنَ لَہُ الدِّیۡنَ ۬ۚ فَلَمَّا نَجّٰہُمۡ اِلَی الۡبَرِّ فَمِنۡہُمۡ مُّقۡتَصِدٌ ؕ وَ مَا یَجۡحَدُ بِاٰیٰتِنَاۤ اِلَّا کُلُّ خَتَّارٍ کَفُوۡرٍ ﴿۳۳﴾31 : 33 Kur dallgët i mbulojnë porsi hijet, ata i luten Allahut duke ia përkushtuar besimin vetëm Atij. Dhe kur Ai i shpëton drejt bregut, prej tyre ka nga ata që mbajnë qëndrim të mesëm. Askush nuk i kundërshton shenjat Tona, përveç atyre që janë tepër mashtrues (dhe) mosmirënjohës.Shpjegime
Ky ajet paraqet një aspekt të rëndësishëm të psikologjisë njerëzore. Kur njerëzit ngecin në det, të rrethuar nga një stuhi e dallgëzuar, çdokush prej tyre, qoftë ai që nuk beson, qoftë ai që beson në Zot por që adhuron edhe idhuj të tjerë në besimin e tij, i lutet Vetëm Zotit, pra Allahut. Dhe kur Allahu i shpëton ata duke i nxjerrë drejt bregut, ata kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme shpirtërore. Megjithatë, në këtë pohim Allahu bën përjashtim për “muktesidin-ët”, pra ata që nuk i tejkalojnë kufijtë dhe mbajnë qëndrim të mesëm, sepse të tillët edhe kur shpëtojnë, nuk e harrojnë që ishte Zoti Ai që i kishte shpëtuar.