31 : 14 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ قَالَ لُقۡمٰنُ لِابۡنِہٖ وَ ہُوَ یَعِظُہٗ یٰبُنَیَّ لَا تُشۡرِکۡ بِاللّٰہِ ؕؔ اِنَّ الشِّرۡکَ لَظُلۡمٌ عَظِیۡمٌ ﴿۱۴﴾
    31 : 14 Dhe kur Lukmani i tha të birit të vet, tek po e këshillonte: O biri im! Mos i atribuo ortakë Allahut! T’i atribuosh ortak Atij, pa dyshim, është një e keqe shumë e madhe.
    Shpjegime

    Mos sajoni diçka tjetër përballë Zotit. Të sajosh a të besosh diçka tjetër përballë Zotit quhet shirk. Dhe shirku është padrejtësi shumë e madhe. Shirku ose idhujtaria ka tri lloje. E para është idhujtaria e zakonshme, kur njerëzit adhurojnë idhuj, gur, pemë etj.. Por ky është lloji më i trashë i idhujtarisë. Lloji i dytë është të besosh tej mase te mjetet, duke menduar, për shembull – po të mos ishte ajo gjë e caktuar, do të shkatërrohesha. Edhe ky është shirk. Lloji i tretë i shirkut është të vlerësosh veten si diçka përballë fuqive të Zotit të Madhërishëm. Në shirkun e trashë në këtë kohë shkence dhe teknologjie, pakkush përfshihet, por pikërisht në këtë kohë të zhvillimit material, njerëzit janë të zhytur në shirkun e mjeteve, pra, që besojnë tej mase vetëm te mjetet.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp