30 : 47 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مِنۡ اٰیٰتِہٖۤ اَنۡ یُّرۡسِلَ الرِّیَاحَ مُبَشِّرٰتٍ وَّ لِیُذِیۡقَکُمۡ مِّنۡ رَّحۡمَتِہٖ وَ لِتَجۡرِیَ الۡفُلۡکُ بِاَمۡرِہٖ وَ لِتَبۡتَغُوۡا مِنۡ فَضۡلِہٖ وَ لَعَلَّکُمۡ تَشۡکُرُوۡنَ ﴿۴۷﴾
    30 : 47 Dhe prej shenjave të Tij është (edhe kjo) që Ai dërgon erërat si lajmëmire, që t’ju bëjë të shijoni diçka nga mëshira e Tij, që anijet të lundrojnë me urdhrin e Tij, që ju të kërkoni bekimin e Tij dhe që të falënderoni.
    Shpjegime

    Këto fjalë tregojnë për një ligj Hyjnor që funksionon njësoj, si në botën lëndore, ashtu edhe në botën shpirtërore. Sikundër erërat i paraprijnë shiut, duke paralajmëruar ardhjen e tij, në mënyrë të ngjashme, para ardhjes së një Profeti të Zotit, krijohen kushte që janë të favorshme për përhapjen e mësimeve të tij, dhe fillojnë të shfaqen njerëz të mirë dhe të drejtë që përgatisin terrenin dhe që “drejtojnë shtigjet për te Profeti.”

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp