30 : 42 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ظَہَرَ الۡفَسَادُ فِی الۡبَرِّ وَ الۡبَحۡرِ بِمَا کَسَبَتۡ اَیۡدِی النَّاسِ لِیُذِیۡقَہُمۡ بَعۡضَ الَّذِیۡ عَمِلُوۡا لَعَلَّہُمۡ یَرۡجِعُوۡنَ ﴿۴۲﴾
    30 : 42 Trazira është shfaqur në tokë e (në) det për shkak të asaj që punuan duart e njerëzve; që Ai t’i bëjë të shijojnë një pjesë të asaj që ata bënë, se ndoshta do të tërhiqen.
    Shpjegime

    Udhëheqësi dhe Prijësi ynë, i Dërguari i Allahut, Profeti Muhammed s.a.v.s. kishte ardhur në një kohë, kur bota ishte prishur në të gjitha aspektet, siç Allahu i Madhërishëm thotë: “Edhe toka ishte prishur, po ashtu edhe detet ishin prishur.” Kjo do të thotë se ishin degjeneruar edhe ata që quheshin popujt e Librit, edhe të tjerët që nuk kishin marrë ujin e shpalljes Hyjnore. Pra, synimi i Kuranit të Shenjtë ishte të ringjallte “të vdekurit”, siç e thotë edhe në ajetet 49 – 51 të kësaj sureje.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp