- وَ مَاۤ اٰتَیۡتُمۡ مِّنۡ رِّبًا لِّیَرۡبُوَا۠ فِیۡۤ اَمۡوَالِ النَّاسِ فَلَا یَرۡبُوۡا عِنۡدَ اللّٰہِ ۚ وَ مَاۤ اٰتَیۡتُمۡ مِّنۡ زَکٰوۃٍ تُرِیۡدُوۡنَ وَجۡہَ اللّٰہِ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُضۡعِفُوۡنَ ﴿۴۰﴾30 : 40 Ajo që lëshoni si kamatë që t’ju shtohet me pasuritë e njerëzve, ajo nuk shtohet tek Allahu. Dhe ajo që jepni si zekat duke dashur pëlqimin e Allahut, (dijeni) se të tillët e shtojnë (pasurinë).Shpjegime
Ajeti tregon kontrastin midis zekatit dhe kamatës, midis sistemit të vendosur nga Zoti dhe sistemit të krijuar nga njeriu. Ndërsa zekati synon të përmirësojë gjendjen e mjerueshme të të varfërve, duke ruajtur njëherësh edhe dinjitetin dhe respektin e tyre, fajdeja jo vetëm që nuk përmirëson gjendjen ekonomike të të varfërve, por në fakt tenton të bëjë të pasurit edhe më të pasur dhe të varfrit edhe më të varfër.