30 : 39 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَاٰتِ ذَاالۡقُرۡبٰی حَقَّہٗ وَ الۡمِسۡکِیۡنَ وَ ابۡنَ‌السَّبِیۡلِ ؕ ذٰلِکَ خَیۡرٌ لِّلَّذِیۡنَ یُرِیۡدُوۡنَ وَجۡہَ اللّٰہِ ۫ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿۳۹﴾
    30 : 39 Andaj, jepi të drejtën të afërmit, nevojtarit dhe udhëtarit. Kjo është më e mirë për ata që shpresojnë pëlqimin e Allahut. Pikërisht këta janë të suksesshmit.
    Shpjegime

    Fjalët “jepi të drejtën” nënkuptojnë një parim thelbësor, që ndihma monetare që njerëzit e pasur u japin vëllezërve të tyre më të varfër në formën e zekatit, të bamirësisë ose të dhuratës, është e drejta e atyre që janë në nevojë, sepse edhe ata japin një kontribut të konsiderueshëm në prodhimin e pasurisë të të pasurve me punën e tyre (51: 20). Kudo që Kurani i urdhëron besimtarët t’u japin ndihmë monetare etj., nevojtarëve dhe të varfërve, në arabisht ka përdorur foljen āti dhe jo i’ti. E para ka kuptimin e dhurimit, kurse e dyta më shumë atë të dhënies si ndihmë. Kështu, Kurani i mëson njeriut të respektojë edhe dinjitetin e të varfrit, gjithashtu të frenojë veten nga mburrja dhe të synojë vetëm pëlqimin e Allahut.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp