30 : 29 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ضَرَبَ لَکُمۡ مَّثَلًا مِّنۡ اَنۡفُسِکُمۡ ؕ ہَلۡ لَّکُمۡ مِّنۡ مَّا مَلَکَتۡ اَیۡمَانُکُمۡ مِّنۡ شُرَکَآءَ فِیۡ مَا رَزَقۡنٰکُمۡ فَاَنۡتُمۡ فِیۡہِ سَوَآءٌ تَخَافُوۡنَہُمۡ کَخِیۡفَتِکُمۡ اَنۡفُسَکُمۡ ؕ کَذٰلِکَ نُفَصِّلُ الۡاٰیٰتِ لِقَوۡمٍ یَّعۡقِلُوۡنَ ﴿۲۹﴾
    30 : 29 Ai ju jep një shembull nga vetja juaj. A mundet që ata të cilët janë nën zotërimin tuaj, të bëhen ortakë në atë që Ne ju kemi dhënë juve, që ju të bëheni të barabartë (me ta) dhe të keni frikë prej tyre, njësoj si frika juaj nga njerëzit (që janë të shtresës) suaj?! Ne kështu i shpjegojmë shenjat për njerëzit që kuptojnë.
    Shpjegime

    Në ajetet e mëparshme, pasi dha shenja të ndryshme të ekzistencës e të Njëshmërisë së Tij, në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm u drejtohet njerëzve dhe thotë: Shërbyesit tuaj ju nuk i bëni ortakë të barabartë me ju, dhe as nuk u frikësoheni atyre, siç u druheni ortakëve. Atëherë si mund të mendoni që krijesat të jenë bashkëpuntorë në punët e Allahut?!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp