30 : 23 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مِنۡ اٰیٰتِہٖ خَلۡقُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ اخۡتِلَافُ اَلۡسِنَتِکُمۡ وَ اَلۡوَانِکُمۡ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیٰتٍ لِّلۡعٰلِمِیۡنَ ﴿۲۳﴾
    30 : 23 Dhe prej shenjave të Tij janë (edhe) krijimi i qiejve dhe i tokës dhe ndryshimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për të diturit.
    Shpjegime

    Progresi njerëzor është i lidhur ngushtë edhe me diversitetin e gjuhëve dhe të ngjyrave. Në fillim kishte një gjuhë që ishte gjuhë e shpallur. Më pas, njerëzit u shpërndanë nëpër vise të ndryshme dhe, bashkë me ndryshime të tjera, u ndryshuan edhe gjuhët. Kjo shumëllojshmëri shënjon përsëri një dizajn dhe një projektues. Nën larminë e gjuhëve dhe të ngjyrave që ka rezultuar në shumëllojshmëri qytetërimesh dhe kulturash, fshihet një unitet — uniteti i njerëzimit. Kjo njëshmëri e njerëzimit çon në përfundimin e pashmangshëm të Njëshmërisë së Krijuesit të tij. Ky ajet na tërheq vëmendjen kaq fuqishëm për studimin e gjuhëve, saqë këtë e quan një bazë të njohjes së Zotit. Në këtë mënyrë, Kurani i Shenjtë na nxit shumë për studimin e gjuhësisë krahasuese.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp