- فِیۡ بِضۡعِ سِنِیۡنَ ۬ؕ لِلّٰہِ الۡاَمۡرُ مِنۡ قَبۡلُ وَ مِنۡۢ بَعۡدُ ؕ وَ یَوۡمَئِذٍ یَّفۡرَحُ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ ۙ﴿۵﴾30 : 5 brenda disa vitesh. Sundimi është i Allahut edhe më parë, edhe më pas. Atë ditë do të gëzohen edhe besimtarët (për shkak të fitores së tyre),Shpjegime
Profecitë zakonisht e kanë ndonjë pjesë të paqartë, si sprovë për ata që duan të anojnë nga shtrembësia. Në bazë të këtij ajeti, Hazret Ebu Bekri r.a. kishte vënë bast me Ebu Xhehlin që brenda tri a pesë vjetësh do të ndodhte ajo që parashikoi Kurani. Por nuk ndodhi ashtu. Atëherë, nisur nga fjalët “bid’a sinin”, që në arabisht mund të ishin 3 – 9 vjet, Profeti Muhammed s.a.v.s. i tha Ebu Bekrit r.a. – Pse nuk i the disa vite më shumë?! (Tirmidhi, nr. 3193.)