29 : 50 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • بَلۡ ہُوَ اٰیٰتٌۢ بَیِّنٰتٌ فِیۡ صُدُوۡرِ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡعِلۡمَ ؕ وَ مَا یَجۡحَدُ بِاٰیٰتِنَاۤ اِلَّا الظّٰلِمُوۡنَ ﴿۵۰﴾
    29 : 50 E vërteta është që këto janë ajete të qarta që janë (gdhendur) në zemrat e atyre që u është dhënë dija. Përveç keqbërësve askush nuk i kundërshton ajetet Tona.
    Shpjegime

    Ndërsa ajeti i mëparshëm solli dëshmi të jashtme për të mbështetur se Kurani i Shenjtë është Fjala e shpallur e Zotit, ky ajet jep një dëshmi të brendshme duke deklaruar se për njerëzit që kanë dije, ajetet e tij do të jenë shenja shumë të mëdha drite në zemrat e tyre (ajete do të thotë shenja). Kjo gjithashtu do të thotë se zemrat e atyre njerëzve që i kuptojnë ajetet e Kuranit, lëshojnë dritën Hyjnore.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp