29 : 49 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مَا کُنۡتَ تَتۡلُوۡا مِنۡ قَبۡلِہٖ مِنۡ کِتٰبٍ وَّ لَا تَخُطُّہٗ بِیَمِیۡنِکَ اِذًا لَّارۡتَابَ الۡمُبۡطِلُوۡنَ ﴿۴۹﴾
    29 : 49 Përpara kësaj, ti nuk lexoje ndonjë libër dhe as nuk shkruaje atë me dorën tënde të djathtë, se po të ndodhte kështu, kundërshtarët patjetër do të (të) dyshonin.
    Shpjegime

    Një njeri si Profeti Muhammed s.a.v.s., që nuk dinte as të lexonte e as të shkruante, dhe që ishte lindur në një vend dhe në një popull, që ishin të shkëputur nga çdo kontakt me qytetërimet dhe perandoritë e kohës, nuk mund të imagjinosh që ai të kishte ndonjë njohuri për Librat e mëparshëm të shpallur. Prandaj, është një mrekulli shumë e madhe kur ai i paraqet botës Kuranin e Shenjtë, Librin përfundimtar të shpallur, i cili jo vetëm që përmban gjithçka që ka vlerë të përhershme në Librat e mëparshëm, por është gjithashtu një përmbledhje e të gjitha mësimeve universale që plotësojnë nevojat morale dhe shpirtërore të njerëzimit për të gjitha kohërat. Kjo cilësi e Kuranit dhe zbritja e tij mbi Profetin Muhammed s.a.v.s. në këto rrethana, përbëjnë një provë të pakontestueshme se Kurani është një Libër i shpallur dhe se Profeti Muhammed s.a.v.s. është një Mësues prej Zotit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp