29 : 46 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اُتۡلُ مَاۤ اُوۡحِیَ اِلَیۡکَ مِنَ الۡکِتٰبِ وَ اَقِمِ الصَّلٰوۃَ ؕ اِنَّ الصَّلٰوۃَ تَنۡہٰی عَنِ الۡفَحۡشَآءِ وَ الۡمُنۡکَرِ ؕ وَ لَذِکۡرُ اللّٰہِ اَکۡبَرُ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ مَا تَصۡنَعُوۡنَ ﴿۴۶﴾
    29 : 46 Recitojua atë që të shpallet ty nga Libri dhe fal namazin. Sigurisht, namazi ndalon nga imoraliteti dhe e pahijshmja. Përkujtimi i Allahut është (përkujtimi) më i madh. Allahu e di atë që bëni ju.
    Shpjegime

    Tri gjëra janë përmendur në këtë ajet: studimi dhe predikimi i Kuranit, falja e namazit dhe përmendja e Allahut. Qëllimi i të triave është ta çlirojnë njeriun nga robëria e mëkatit dhe ta ndihmojnë atë të ngrihet moralisht dhe shpirtërisht. Kënaqësia në namaz vjen pasi të krijohet një lidhje mes robit dhe Zotit. Besimi dhe mëshira e Zotit nuk e mbulojnë njeriun, derisa ai nuk bie te pragu i Zotit, aq sa ta cilësojë veten tërësisht asgjë ose të afërt me asgjënë. Kjo gjendje e tij e nënshtruar është e drejta e Zotit. Por nëse ai e arrin këtë, fiton kënaqësi aq të madhe saqë nuk mund të imagjinohet ndonjë kënaqësi më e madhe se ajo. Në këtë pozitë, shpirti i njeriut përulet skajshëm për të ngjasuar me hiçin, atëherë si një burim ai rrjedh drejt Zotit, duke u shkëputur nga të gjithë të adhurueshmit e tjerë përveç Allahut. Atëherë dashuria e Zotit bie mbi të. Gjatë këtij kontakti, që nga lart vrullon dashuria e Zotit dhe nga poshtë adhurimi i robit, lind një përjetim i veçantë që quhet salat (namaz). Ky është ai namaz që ia shkrumbon ligësitë dhe i lë një dritë, e cila i shërben si një llambë e ndritshme në kohën e rreziqeve dhe të vështirësive gjatë rrugëtimit të tij. Ky namaz e njofton robin për të gjitha “ferrat” a pengesat që ai mund të hasë gjatë rrugës, dhe e shpëton prej tyre. Në këtë gjendje, namazi i tij funksionon siç thuhet në këtë ajet “namazi ndalon nga imoraliteti dhe e pahijshmja.” Kështu ndodh sepse në zemrën e tij ka një llambë. Njeriu e arrin këtë pozitë vetëm pas përulësisë së përsosur dhe pas bindjes dhe nënshtrimit të përsosur. Pas kësaj, si mund t’i lindë atij mendimi për të bërë mëkat?! Ai nuk mund ta mohojë më porosinë e Zotit. Shikimi i tij nuk mund të ngrihet për të parë imoralitetin. Pra, ai fiton një kënaqësi dhe lumturi kaq të madhe, që nuk përshkruhet dot me fjalë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp