29 : 41 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَکُلًّا اَخَذۡنَا بِذَنۡۢبِہٖ ۚ فَمِنۡہُمۡ مَّنۡ اَرۡسَلۡنَا عَلَیۡہِ حَاصِبًا ۚ وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ اَخَذَتۡہُ الصَّیۡحَۃُ ۚ وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ خَسَفۡنَا بِہِ الۡاَرۡضَ ۚ وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ اَغۡرَقۡنَا ۚ وَ مَا کَانَ اللّٰہُ لِیَظۡلِمَہُمۡ وَ لٰکِنۡ کَانُوۡۤا اَنۡفُسَہُمۡ یَظۡلِمُوۡنَ ﴿۴۱﴾
    29 : 41 Kështu, çdokënd e kemi kapur për shkak të mëkatit të tij. Prej tyre ishin nga ata të cilëve u dërguam uragan gurësh; prej tyre ishin nga ata që i kapi krisma; prej tyre ishin nga ata që i fundosëm në tokë dhe prej tyre ishin nga ata që i mbytëm në ujë. Dhe Allahu nuk është i tillë që t’u bënte keq atyre, përkundrazi, ata vetvetes i bënin keq.
    Shpjegime

    Kurani ka përdorur fjalë dhe shprehje të ndryshme për dënimet që patën kundërshtarët e Profetëve të ndryshëm në kohën e tyre përkatëse. Ndëshkimi që u erdhi adëve përshkruhet si furtunë (41:17; 54:20; 69:7); ajo që i goditi themudët përshkruhet si tërmet (7:79), shpërthim (11:68: 54:32), rrufe (41:18) dhe shpërthim i fuqishëm (69:6); ajo që shkatërroi popullin e Lutit ishte si breshëri gurësh prej dheu (11:83; 15:75), shi gurësh (54:35); dhe ajo që e kapi Medjenin, pra, popullin e Shuajbit, si tërmet (7:92; 29:38), shpërthim (11:95) dhe ndëshkim i ditës së rëndë (26:190). E fundit nga të gjitha dënimet qiellore që përmenden në këtë ajet, që pushtoi Faraonin dhe ushtritë e tij të fuqishme dhe oborrtarët, Hamanin dhe Karunin, duke ua shkatërruar degët dhe rrënjët, është përshkruar me shprehjet: Ne … e fundosëm popullin e Faraonit (2:51; 7:137 dhe 17:104 ), dhe Ne e fundosëm me gjithë shtëpinë e tij në tokë (28:82).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp