- فَاٰمَنَ لَہٗ لُوۡطٌ ۘ وَ قَالَ اِنِّیۡ مُہَاجِرٌ اِلٰی رَبِّیۡ ؕ اِنَّہٗ ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۲۷﴾29 : 27 Luti e besoi (Ibrahimin). (Ibrahimi) tha: “Unë po mërgoj drejt Zotit tim; pikërisht Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.”Shpjegime
Njeriut i duhet të lërë shumë gjëra për hir të Zotit: herë bindjet dhe traditat e tij, herë shtëpinë, herë ushqimin, herë të afërmit dhe shokët e tij, herë edhe vendin e tij. Shkurt, ai lë gjithçka që e pengon në udhëtimin e tij nga errësirat drejt dritës. Mërgimi në këtë ajet, sipas disa komentuesve, i referohet Profetit Lut a.s., kurse sipas disave të tjerë, Profetit Ibrahim a.s.. Lexoni edhe 19:49.