- قُلۡ سِیۡرُوۡا فِی الۡاَرۡضِ فَانۡظُرُوۡا کَیۡفَ بَدَاَ الۡخَلۡقَ ثُمَّ اللّٰہُ یُنۡشِیٴُ النَّشۡاَۃَ الۡاٰخِرَۃَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿ۚ۲۱﴾29 : 21 Thuaju: Shëtitni në tokë dhe shihni sesi Ai nis krijimin, pastaj (pikërisht) Allahu do të mundësojë krijimin e radhës. Sigurisht, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.Shpjegime
Kjo si shprehje është përdorur në disa vende në Kuran (6:12; 12:110; 30:10; 35:45; 40:83), dhe pothuajse kudo është ndjekur nga një fjali që deklaron për shkatërrimin e një populli dhe për krijimin e një populli tjetër në vend të të parit. Në këtë kontekst, edhe ky ajet nuk i referohet vetëm Ringjalljes pas vdekjes, por edhe fenomenit të ngritjes dhe të rënies së popujve.