29 : 9 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ وَصَّیۡنَا الۡاِنۡسَانَ بِوَالِدَیۡہِ حُسۡنًا ؕ وَ اِنۡ جَاہَدٰکَ لِتُشۡرِکَ بِیۡ مَا لَیۡسَ لَکَ بِہٖ عِلۡمٌ فَلَا تُطِعۡہُمَا ؕ اِلَیَّ مَرۡجِعُکُمۡ فَاُنَبِّئُکُمۡ بِمَا کُنۡتُمۡ تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۹﴾
    29 : 9 Ne e porositëm njeriun për mirësi ndaj prindërve dhe (i thamë): Nëse ata luftojnë me ty që të shoqërosh me Mua në adhurim diçka për të cilën nuk ke dijeni, mos iu bind atyre. Tek Unë do të jetë kthimi juaj, atëherë do t’ju tregoj se çfarë bënit ju.
    Shpjegime

    Thelbi i të gjitha mësimeve fetare është Njëshmëria e Zotit. Besnikëria e njeriut duhet të jetë në radhë të parë ndaj Krijuesit të tij. Të gjitha besnikëritë e tjera burojnë prej kësaj besnikërie dhe kësaj i nënshtrohen. Kurani i Shenjtë në një ajet tjetër ka theksuar fuqimisht besnikërinë dhe dhembshurinë ndaj prindërve (17:24), edhe në raste kur prindërit ndjekin një fe tjetër (31:16), por prapëseprapë Zoti e porosit njeriun që, në raste përplasjesh, bindja e tij ndaj Zotit duhet të jetë më e lartë sesa bindja ndaj prindërve.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp