29 : 4 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَقَدۡ فَتَنَّا الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ فَلَیَعۡلَمَنَّ اللّٰہُ الَّذِیۡنَ صَدَقُوۡا وَ لَیَعۡلَمَنَّ الۡکٰذِبِیۡنَ ﴿۴﴾
    29 : 4 Pa dyshim, kemi sprovuar ata që ishin para tyre. Andaj, Allahu do t’i dijë patjetër ata që thanë të vërtetën dhe do t’i dijë patjetër (edhe) gënjeshtarët.
    Shpjegime

    Disa njerëz pyesin: përderisa Zoti është i Gjithëdijshëm, pse i nevojitet të vërë në provë njerëzit për të ditur se cili është i fortë dhe cili është i dobët? Pa dyshim që Zoti nuk është nevojtar për këtë gjë, por qëllimi i vërtetë i sprovës është që të zbulojë disa të vërteta të fshehta të vetë njeriut, dhe për këtë arsye, Librat e Zotit e përmendin sprovën. Zoti e sprovon njeriun jo sepse Zoti nuk ia di gjendjen, por që t’i tregojë vetë njeriut të sprovuar se çfarë të metash dhe çfarë të mirash ka ai dhe, gjithashtu, t’ua zbulojë edhe të tjerëve gjendjen e tij.

    Veç kësaj, kjo gjithashtu do të thotë se Zoti do që t’i dallojë gënjeshtarët nga të vërtetët (Buhariu, Kitabut-Tefsir, Surja El-Ankebut) pasi fjala ilm (dije) në arabisht ka edhe kuptimin e dallimit midis dy gjërave, veçanërisht kur pasohet nga parafjala min (nga). Shikoni edhe 2:144 dhe 3:141. Zoti i bën besimtarët të kalojnë përmes vështirësive dhe sakrificave të mëdha dhe besimin e tyre e vë në provë të fortë. Vetëm pasi ta kalojnë provën me sukses, vërtetohet se ata janë shërbëtorë të sinqertë të Zotit. Në këtë mënyrë ata dallohen nga hipokritët, si dhe nga ata që janë gënjeshtarë në besimin e tyre.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp