- اِنَّ الَّذِیۡ فَرَضَ عَلَیۡکَ الۡقُرۡاٰنَ لَرَآدُّکَ اِلٰی مَعَادٍ ؕ قُلۡ رَّبِّیۡۤ اَعۡلَمُ مَنۡ جَآءَ بِالۡہُدٰی وَ مَنۡ ہُوَ فِیۡ ضَلٰلٍ مُّبِیۡنٍ ﴿۸۶﴾28 : 86 Pa dyshim, Ai që të obligoi Kuranin, do të të kthejë ty në vendkthim. Thuaj: Zoti im di më së miri atë që sjell udhëzimin, si dhe atë që është në devijim të qartë.Shpjegime
D.m.th. në Mekë prej ku Profeti s.a.v.s. u detyrua të largohej për shkak të persekutimeve të mekasve. Ky ajet bëri profecinë se Profeti Muhammed s.a.v.s. do ta çlironte Mekën. Lidhja e kësaj profecie me obligimin e Kuranit përbën vërtetësinë e fuqishme të Kuranit të Shenjtë. Pra, me fjalë të tjera Zoti i thotë Profetit – nëse ti nuk kthehesh dot në Mekë, do të ngrihet pikëpyetje mbi vërtetësinë e Kuranit. Andaj, premtimi që Allahu i bëri Profetit në mënyrë kaq të fuqishme siç tregojnë fjalët e këtij ajeti, u plotësua, dhe Profeti Muhammed s.a.v.s. u kthye në Mekë dhe e çliroi atë.