- وَ دَخَلَ الۡمَدِیۡنَۃَ عَلٰی حِیۡنِ غَفۡلَۃٍ مِّنۡ اَہۡلِہَا فَوَجَدَ فِیۡہَا رَجُلَیۡنِ یَقۡتَتِلٰنِ ٭۫ ہٰذَا مِنۡ شِیۡعَتِہٖ وَ ہٰذَا مِنۡ عَدُوِّہٖ ۚ فَاسۡتَغَاثَہُ الَّذِیۡ مِنۡ شِیۡعَتِہٖ عَلَی الَّذِیۡ مِنۡ عَدُوِّہٖ ۙ فَوَکَزَہٗ مُوۡسٰی فَقَضٰی عَلَیۡہِ ٭۫ قَالَ ہٰذَا مِنۡ عَمَلِ الشَّیۡطٰنِ ؕ اِنَّہٗ عَدُوٌّ مُّضِلٌّ مُّبِیۡنٌ ﴿۱۶﴾28 : 16 (Një ditë) ai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk ishin të vëmendshëm, atëherë atje gjeti dy burra që luftonin me njëri-tjetrin: njëri ishte nga grupi i tij dhe tjetri prej armiqve të tij. Ai që qe nga grupi i tij e thirri (Musain) për ndihmë kundër atij që ishte prej armiqve të tij. Musai e qëlloi me grusht dhe e vrau në vend. (Musai) tha (me vete): “Kjo (që u bë) ishte vepër djalli; njëmend, ai është armik dhe ngatërrestar i qartë!”Shpjegime
Fjalët e Hazret Musait a.s. “kjo (që u bë) ishte vepër djalli” nënkuptojnë – djalli futi zemërimin midis njeriut të popullit tim dhe atij të popullit të Faraonit dhe shkaktoi grindjen, dhe për këtë arsye, mua m’u desh ta ndihmoja njeriun e popullit tim, pasi ai ishte i shtypur.