- قَالَ الَّذِیۡ عِنۡدَہٗ عِلۡمٌ مِّنَ الۡکِتٰبِ اَنَا اٰتِیۡکَ بِہٖ قَبۡلَ اَنۡ یَّرۡتَدَّ اِلَیۡکَ طَرۡفُکَ ؕ فَلَمَّا رَاٰہُ مُسۡتَقِرًّا عِنۡدَہٗ قَالَ ہٰذَا مِنۡ فَضۡلِ رَبِّیۡ ۟ۖ لِیَبۡلُوَنِیۡۤ ءَاَشۡکُرُ اَمۡ اَکۡفُرُ ؕ وَ مَنۡ شَکَرَ فَاِنَّمَا یَشۡکُرُ لِنَفۡسِہٖ ۚ وَ مَنۡ کَفَرَ فَاِنَّ رَبِّیۡ غَنِیٌّ کَرِیۡمٌ ﴿۴۱﴾27 : 41 Ai që ishte pranë tij (dhe që) kishte dijen e librit, tha: “Unë do të ta sjell atë përpara se të kthesh shikimin tënd.” Dhe kur (Sulejmani) e pa atë (fron) të vendosur përpara tij, tha: “Kjo është prej bekimit të Zotit tim, që Ai të më sprovojë nëse falënderoj apo bëhem mosmirënjohës; dhe ai që falënderon, falënderon për veten e vet, kurse ai që bëhet mosmirënjohës, (ta dijë se) Zoti im është i Pavarur, i Nderuar.”Shpjegime
1) Fjalët “dija e librit” nuk nënkuptojnë dijen e Teuratit, por dijen e shkencës, siç e tha edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. se dija është e dyllojshme: dija e besimeve dhe dija e materies (Bihar el-Envar, nr. 52). Se përndryshe, aty kush mund të kishte dijen e Teuratit më shumë sesa vetë Hazret Sulejmani a.s., pasi ai ishte Profet i Zotit?! Ky ajet është shembull i dijes së materies dhe njeriu që i flet Hazret Sulejmanit në këtë ajet duket se ishte mjeshtër i shkencës së arkitekturës dhe që arrinte të ndërtonte një fron identik me fronin e mbretëreshës, mu para syve të Hazret Sulejmanit a.s..
2) Fjalët “përpara se të kthesh shikimin tënd” është shprehje që përdoret thuajse në çdo gjuhë. Pra, do të thotë se një mjeshtër i dijes pretendoi ta realizonte ndërtimin e fronit përpara syve të Hazret Sulejmanit a.s.. Veç kësaj, fjala taref që përkthehet shikim ka edhe një kuptim tjetër: çetë mbrojtëse. Duke iu referuar këtij kuptimi të dytë, ajeti mund të përkthehet si vijon: Unë do të ta sjell atë përpara se të kthehet çeta jote mbrojtëse.