27 : 19 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • حَتّٰۤی اِذَاۤ اَتَوۡا عَلٰی وَادِ النَّمۡلِ ۙ قَالَتۡ نَمۡلَۃٌ یّٰۤاَیُّہَا النَّمۡلُ ادۡخُلُوۡا مَسٰکِنَکُمۡ ۚ لَا یَحۡطِمَنَّکُمۡ سُلَیۡمٰنُ وَ جُنُوۡدُہٗ ۙ وَ ہُمۡ لَا یَشۡعُرُوۡنَ ﴿۱۹﴾
    27 : 19 Kur mbërritën në luginën e Nemlit, një grua (e popullit) Neml tha: “O nemlë! Hyni në shtëpitë tuaja, që të mos ju shkelin nga padija Sulejmani dhe ushtritë e tij!”
    Shpjegime

    Neml duke qenë një emër i përveçëm, Lugina en-Neml nuk do të thotë lugina e milingonave apo e buburrecave siç keqkuptohet përgjithësisht, por lugina ku jetonte një fis i quajtur neml. Në fjalor është e shkruar: “Abraka është një prej burimeve të Nemles.” (El-Kamusul-Muhit, zëri برق f. 866). Pra, neml ishte emri i një fisi dhe emërtime të tilla në vendet arabe nuk janë gjëra të jashtëzakonshme. Benu Esed, Benu Kelb etj., që nëse përkthehen fjalë për fjalë do të ishin “bijtë e luanit”, “bijtë e qenit” etj., dhe plot emra të tjerë si këta, janë dëshmitarë të këtij fakti. Përveç kësaj, folja urdhërore, si dhe përemri vetor që të dyja në gjininë mashkullore që janë përdorur në fjalët e këtij ajeti “udkhulū mesākinekum” (hyni në shtëpitë tuaja), në arabisht përdoren për njerëzit dhe jo për kafshët (29:39; 32:27). Kështu, nemle do të thotë një anëtar/e i fisit en-neml, që ndoshta kishte tagrin e një prijësi, dhe për këtë arsye u thoshte banorëve të tjerë të hynin në banesa dhe të mos dilnin para ushtrisë së Hazret Sulejmanit a.s.. Sipas fjalorit, “Lugina En-Neml gjendet midis Xhibrinit dhe Askalanit.” (Taxh el-Arus, zëri ودی f. 185). Dhe librat e gjeografisë për Askalanin dhe Xhibrinin pohojnë: Askalani është një prej qyteteve më të mëdha bregdetare, i cili ndodhet 12 milje në drejtim të veriut nga Gazza, e cila është një port detar i Palestinës, ngjitur me Sinain. Kurse Xhibrini është qytet verior në Prefekturën e Damaskut.’ (Takvimul-Buldan f. 238-239; Mu’xhemul-Buldan, vëll. 6, f. 174)

    Kështu që, Lugina e Nemlit bie afër Jerusalemit, dhe që ndodhet në rrugën nga Damasku në Hixhaz, përafërsisht 150 kilometra poshtë Damaskut. Në këto zona, deri në kohën e Hazret Sulejmanit a.s., jetonin shumë fise arabe dhe medjene.

    Ky ajet gjithashtu tregon se ushtria e Hazret Sulejmanit nuk i dëmtonte ata që nuk e sulmonin, as ata që ishin të dobët.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp