- لَعَلَّکَ بَاخِعٌ نَّفۡسَکَ اَلَّا یَکُوۡنُوۡا مُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۴﴾26 : 4 A do të vrasësh veten se pse ata nuk po bëhen besimtarë?!Shpjegime
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. donte me gjithë shpirt që njerëzit të mos mbeteshin të privuar nga besimi dhe që Islami të përhapej në vend. Brenga e tij ishte shumë e madhe, të cilën ky ajet e përshkruan më së miri. Ishte pikërisht ky përkushtim i tij kaq i lartë, që Allahu nuk i dha vdekjen pa i dhënë lajmin e mirë të fitores që përmendet në suren 110, një lajm të tillë që Profetët e tjerë nuk e morën gjatë jetës së tyre.