25 : 39 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَّ عَادًا وَّ ثَمُوۡدَا۠ وَ اَصۡحٰبَ الرَّسِّ وَ قُرُوۡنًۢا بَیۡنَ ذٰلِکَ کَثِیۡرًا ﴿۳۹﴾
    25 : 39 (Po kështu) edhe Adin, edhe Themudin, edhe njerëzit e pusit dhe shumë popuj të tjerë që ishin ndërmjet tyre.
    Shpjegime

    Se cilët ishin njerëzit e pusit, komentuesit kanë dhënë mendime të ndryshme. Por ky ajet tregon se ata kanë qenë pas popullit të Themudit, gjë që e mbështet edhe Endelusi në El-Bahrul-Muhit, duke sjellë pohimin e Hazret Ibni Abasit r.a. që thotë se ata ishin pjesë e themudëve. Kështu që, përderisa ishin pasardhës të adëve dhe të themudëve, duket se ata kanë jetuar në tokat arabe përpara se bijtë e Ismailit a.s. të përhapeshin atje, dhe pasi bijtë e Ismailit u përhapën, janë zhvendosur në veri, në drejtim të Palestinës, siç tregojnë librat e historisë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp