24 : 32 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ قُلۡ لِّلۡمُؤۡمِنٰتِ یَغۡضُضۡنَ مِنۡ اَبۡصَارِہِنَّ وَ یَحۡفَظۡنَ فُرُوۡجَہُنَّ وَ لَا یُبۡدِیۡنَ زِیۡنَتَہُنَّ اِلَّا مَا ظَہَرَ مِنۡہَا وَ لۡیَضۡرِبۡنَ بِخُمُرِہِنَّ عَلٰی جُیُوۡبِہِنَّ ۪ وَ لَا یُبۡدِیۡنَ زِیۡنَتَہُنَّ اِلَّا لِبُعُوۡلَتِہِنَّ اَوۡ اٰبَآئِہِنَّ اَوۡ اٰبَآءِ بُعُوۡلَتِہِنَّ اَوۡ اَبۡنَآئِہِنَّ اَوۡ اَبۡنَآءِ بُعُوۡلَتِہِنَّ اَوۡ اِخۡوَانِہِنَّ اَوۡ بَنِیۡۤ اِخۡوَانِہِنَّ اَوۡ بَنِیۡۤ اَخَوٰتِہِنَّ اَوۡ نِسَآئِہِنَّ اَوۡ مَا مَلَکَتۡ اَیۡمَانُہُنَّ اَوِ التّٰبِعِیۡنَ غَیۡرِ اُولِی الۡاِرۡبَۃِ مِنَ الرِّجَالِ اَوِ الطِّفۡلِ الَّذِیۡنَ لَمۡ یَظۡہَرُوۡا عَلٰی عَوۡرٰتِ النِّسَآءِ ۪ وَ لَا یَضۡرِبۡنَ بِاَرۡجُلِہِنَّ لِیُعۡلَمَ مَا یُخۡفِیۡنَ مِنۡ زِیۡنَتِہِنَّ ؕ وَ تُوۡبُوۡۤا اِلَی اللّٰہِ جَمِیۡعًا اَیُّہَ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۳۲﴾
    24 : 32 Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimet e tyre, të ruajnë organet e tyre intime dhe të mos e shfaqin bukurinë e tyre, përveç asaj pjese që shfaqet vetvetiu; të mbajnë shaminë e tyre të kokës sipër kraharorëve; gjithashtu të mos e shfaqin bukurinë e tyre përveçse për burrat e tyre, baballarët e tyre, baballarët e burrave të tyre, djemtë e tyre, djemtë e burrave të tyre, vëllezërit e tyre, djemtë e vëllezërve të tyre, djemtë e motrave të tyre, gratë (a shoqet) e tyre, burrat që janë në zotërimin e tyre, shërbëtorët meshkuj që nuk kanë nevoja (trupore) dhe fëmijët të cilët nuk kanë akoma dijeni për intimitetet e grave; dhe (thuaju) të mos përplasin këmbët e tyre për të treguar pjesë nga bukuria e tyre që (zakonisht gratë) e fshehin. Dhe, o besimtarë! Ju të gjithë përuluni duke u penduar tek Allahu, që të keni sukses.
    Shpjegime

    Mbulesa islame nuk është si burg, por si një barrierë që një grua dhe një burrë i huaj të mos e shohin njëri-tjetrin. Pra, mbulesa islame të ruan nga rrëshqitjet. Nëse dëshirojmë të shpëtojmë nga pandershmëria, duhet ta ruajmë veten. Por nëse nuk e ruajmë veten dhe kujtojmë se jemi njerëz të mirë, patjetër që do të rrëshqasim. Mësimi i Islamit për mbulesë vjen pasi i porosit burrat për uljen e shikimit në ajetin paraardhës, dhe vjen që të ruhet pastërtia shpirtërore mes burrave dhe grave në shoqëri. Lexoni edhe 33:60.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp