- اَلزَّانِیۡ لَا یَنۡکِحُ اِلَّا زَانِیَۃً اَوۡ مُشۡرِکَۃً ۫ وَّ الزَّانِیَۃُ لَا یَنۡکِحُہَاۤ اِلَّا زَانٍ اَوۡ مُشۡرِکٌ ۚ وَ حُرِّمَ ذٰلِکَ عَلَی الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۴﴾24 : 4 Laviri (natyrisht) nuk martohet përveçse me një lavire a idhujtare. Edhe me laviren (natyrisht) nuk martohet ndokush përveçse një lavir a idhujtar. Kjo (ligësi) është bërë e ndaluar për besimtarët.Shpjegime
Fjala arabe nikah në shqip zakonisht përkthehet si martesë, kurorëzim, pra, si marrëveshje fetare e ligjore për një çift, dhe kjo është bërë si term i përgjithshëm, të cilin e ka përdorur edhe Kurani i Shenjtë vazhdimisht (33:50; 4:23; 2:231). Megjithatë, fjalorët tregojnë se fjala nikah ka edhe kuptimin e marrëdhënieve seksuale. Duke mos e pasur parasysh këtë kuptim të dytë, disa njerëz nxjerrin kuptime qesharake të këtij ajeti. Kuptimi i thjeshtë i këtij ajeti është që kur një njeri shkon me një prostitutë, edhe ai kurvar do të quhet dhe jo bashkëshort i saj, dhe po kështu është edhe anasjelltas. Gjithashtu, kur një burrë dhe një grua bëjnë marrëdhënie të jashtëligjshme, asnjë prej të dyve nuk quhet bashkëshort/e i tjetrit, por që të dy kanë bërë imoralitet. Ky mesazh i ajetit nuk u kuptua nga disa njerëz, të cilët e kanë kuptuar se kurvari mund të martohet vetëm me një prostitutë dhe anasjelltas. Bota mund të ketë shumë shembuj kur një burrë i pamoralshëm të jetë i martuar me një grua të moralshme dhe nga ndikimi i mirë i kësaj të fundit, ai të jetë bërë i moralshëm, po kështu mund të ketë ndodhur edhe anasjelltas.