23 : 101 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَعَلِّیۡۤ اَعۡمَلُ صَالِحًا فِیۡمَا تَرَکۡتُ کَلَّا ؕ اِنَّہَا کَلِمَۃٌ ہُوَ قَآئِلُہَا ؕ وَ مِنۡ وَّرَآئِہِمۡ بَرۡزَخٌ اِلٰی یَوۡمِ یُبۡعَثُوۡنَ ﴿۱۰۱﴾
    23 : 101 ndoshta mund të bëj të mira në atë (botë) që e lashë.” Kurrsesi! Kjo që thotë ai është vetëm fjalë goje. Dhe mbrapa tyre ka pengesë deri në ditën kur do të ringjallen ata.
    Shpjegime

    Bota e dytë është bota e berzahut. Në të vërtetë, berzah në gjuhën arabe i thonë asaj që vjen mes dy gjërave, pra e ndërmjetme. Dhe ngaqë gjendet mes botës së parë dhe botës së ringjalljes, kjo periudhë quhet berzah. Berzah është fjalë arabe, e përbërë nga zekh-kha dhe berra dhe që do të thotë se ka mbaruar rruga për të fituar përmes veprave dhe njeriu ka kaluar në një gjendje të fshehtë. Berzahu fillon kur shpërbëhet qenia e vdekshme e njeriut dhe ndahen trupi dhe shpirti. Dhe siç e shohim që trupi i tij groposet, në të njëjtën mënyrë edhe shpirti i tij hidhet në një lloj grope. Këtë e tregon fjala zekh-kha, pra shpirti nuk ka më aftësi për të bërë mirë apo keq, gjë që bënte derisa ishte i lidhur me trupin. Ne dimë që shëndeti i shpirtit tonë varet nga shëndeti i trupit. Për shembull, nëse truri i njeriut pëson goditje në një pjesë të caktuar, ka mundësi që ai të humbë kujtesën, të humbë aftësinë për të menduar ose të humbë ndjenjat. Pavarësisht se trupi i vdekshëm ndahet nga shpirti pas vdekjes, në botën e berzahut, i jepet përkohësisht një trup, që të shijojë deri diku rezultatet e veprave të tij. Ky trup nuk është si i pari, por përgatitet prej një drite ose një errësire, në varësi të gjendjes së veprave. Me një fjalë, vetë gjendja e veprave të njeriut përbën një trup për të. Kjo pikërisht përmendet në Kuran, ku disa trupa janë quajtur prej drite e disa të tjerë prej errësire, që do të thotë se ata përgatiten nga drita e veprave ose nga errësira e tyre. Ky sekret duket shumë i fshehtë, por jo kundër logjikës.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp