- یٰۤاَیُّہَا الرُّسُلُ کُلُوۡا مِنَ الطَّیِّبٰتِ وَ اعۡمَلُوۡا صَالِحًا ؕ اِنِّیۡ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ عَلِیۡمٌ ﴿ؕ۵۲﴾23 : 52 O të dërguar! Hani nga gjërat e pastra dhe bëni të mira. Unë, pa dyshim, jam i Gjithëdijshëm për atë që bëni.Shpjegime
Pjesa e parë e porosisë që mban ky ajet lidhet me shëndetin trupor, siç thotë: “hani nga gjërat e pastra”, kurse pjesa e dytë me shëndetin shpirtëror, që thotë “bëni të mira”. Lidhja e të dyja porosive tregon se ushqimi ndikon në gjendjen shpirtërore dhe, së dyti, tregon se ndëshkimi i njeriut në botën tjetër për veprat e tij të këqija është një nevojë shpirtërore, sepse ashtu siç në këtë botë kur e prishim rregullën e të ushqyerit, menjëherë sëmuremi ose trupi nuk ndihet mirë, në të njëjtën mënyrë, kur nuk zbatojmë parimin e shëndetit shpirtëror, do të na zërë një pasojë e dhimbshme në botën tjetër, e cila do të jetë rrjedhojë e veprave tona. (Lexoni edhe 7:32 dhe 23:101).