23 : 51 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ جَعَلۡنَا ابۡنَ مَرۡیَمَ وَ اُمَّہٗۤ اٰیَۃً وَّ اٰوَیۡنٰہُمَاۤ اِلٰی رَبۡوَۃٍ ذَاتِ قَرَارٍ وَّ مَعِیۡنٍ ﴿٪۵۱﴾
    23 : 51 Birin e Merjemes si dhe nënën e tij Ne i bëmë shenjë dhe të dy i strehuam në një rrafshnaltë të qetë dhe plot me burime.
    Shpjegime

    Kurani, Bibla dhe fakte historike mbështesin fuqimisht pikëpamjen se Jezusi (Hazret Isai a.s.) nuk vdiq në kryq. (Lexoni 4:158-159; 5:111; 3:55). Një nga misionet kryesore të Jezusit ishte të mblidhte fiset e humbura të Izraelit në vathën e Bariut të madh, siç thotë ai vetë: “Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.” (Gjoni 10:16). Këto “dele të humbura”, pas dëbimit të tyre në mënyrë masive nga asirianët dhe babilonasit, kishin jetuar në Irak dhe Iran; dhe më vonë, kur iranianët nën Darin dhe Kirin, zgjeruan territoret e tyre më në Lindje deri në Afganistan dhe Indi, këto fise imigruan me ta në këto vende. Prandaj, popujt e Kashmirit dhe të Afganistanit janë pasardhës të “deleve të humbura” izraelite. Ky fakt është mjaft i dukshëm edhe në traditat, toponimet dhe në dorëshkrimet e këtyre dy popujve. Toponimet, emrat e fiseve, zakonet, mënyra e jetesës, veshja, tiparet e tyre fizike, etj., të gjitha ngjajnë me ato të hebrenjve. Edhe monumentet e tyre të lashta dhe mbishkrimet e vjetra e mbështesin këtë pikëpamje. Folklori i tyre është plot me histori hebreje. Vetë emri kashmir është në të vërtetë kashir që do të thotë si Siria (ose duket se është emëruar nga Kushi ose Kashi, nipi i Noeut). Përveç kësaj, gjatë jetës së Jezusit a.s., nuk kishte asnjë ngjarje të atillë, kur ai dhe nëna e tij të detyroheshin të strehoheshin, përveç pas ngjarjes së kryqëzimit. Prandaj vendstrehimi i cilësuar nga Kurani si “një rrafshnaltë e qetë dhe plot me burime” nënkupton Kashmirin, ku Jezusi a.s. mërgoi për të kaluar pjesën tjetër të jetës dhe aty ndërroi jetë. Varri i tij është në lagjen Khanjar (Khanyar), Srinagar, të Kashmirit. Ky varr që quhet Rozabal, njihet ndryshe si varri i Juz Asafit (Yuz Asaf), i Profetit të nderuar (Nabi Sahib), i Profetit princ (Shahzadah Nabi) dhe madje edhe si i Isait të nderuar (Isa Sahib). Sipas fakteve të vërtetuara, Juz Asafi u vendos në Kashmir 1900 vjet më parë, ku predikonte në gjuhë të figurshme, siç është gjuha e tij edhe në Ungjij. Për një studim më të plotë për çështjen në fjalë, lexoni librin “Mesihu në Indi” të shkruar nga Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s., Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp