22 : 79 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ جَاہِدُوۡا فِی اللّٰہِ حَقَّ جِہَادِہٖ ؕ ہُوَ اجۡتَبٰٮکُمۡ وَ مَا جَعَلَ عَلَیۡکُمۡ فِی الدِّیۡنِ مِنۡ حَرَجٍ ؕ مِلَّۃَ اَبِیۡکُمۡ اِبۡرٰہِیۡمَ ؕ ہُوَ سَمّٰٮکُمُ الۡمُسۡلِمِیۡنَ ۬ۙ مِنۡ قَبۡلُ وَ فِیۡ ہٰذَا لِیَکُوۡنَ الرَّسُوۡلُ شَہِیۡدًا عَلَیۡکُمۡ وَ تَکُوۡنُوۡا شُہَدَآءَ عَلَی النَّاسِ ۚۖ فَاَقِیۡمُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتُوا الزَّکٰوۃَ وَ اعۡتَصِمُوۡا بِاللّٰہِ ؕ ہُوَ مَوۡلٰٮکُمۡ ۚ فَنِعۡمَ الۡمَوۡلٰی وَ نِعۡمَ النَّصِیۡرُ ﴿٪۷۹﴾
    22 : 79 Dhe përpiquni fort në (rrugën e) Allahut, siç duhet përpjekur për Të. Ai ju zgjodhi dhe nuk bëri asnjë vështirësi për ju në fe. (Ndiqeni) fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai (Allah) ju quajti muslimanë edhe para (kësaj), edhe në këtë (Kuran), që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. Andaj, falni namazin, jepni zekatin dhe kapeni fuqimisht Allahun. Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës i mirë dhe sa Ndihmës i mirë është Ai!
    Shpjegime

    Gjëja e parë që na tërheq vëmendjen ky ajet është që askush nga njerëzit nuk ka monopol fjalën “muslim” a “musliman” (lexoni edhe shpjegimin te 49:12). Edhe para se të vinte feja Islame, Allahu i Madhërishëm kishte quajtur “muslimanë” Ibrahimin dhe popullin e tij. Pas kësaj, thotë se Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. është dëshmitar ose mbikëqyrës mbi të gjithë muslimanët dhe se muslimanët janë dëshmitarë mbi të gjithë njerëzit. Ashtu siç i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kreu detyrën e të qenit dëshmitar gjatë jetës së tij, edhe muslimanët, duke e ndjekur atë, janë dëshmitarë për të tjerët. Pra, të jeni dëshmitarë, nuk do të thotë të bëni të tjerët muslimanë me zor si ta mendoni ju, sepse i Dërguari i Allahut s.a.v.s., si një dëshmitar, asnjëherë nuk bëri luftë për këtë synim dhe as nuk bëri me zor musliman dikë tjetër.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp