22 : 76 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَللّٰہُ یَصۡطَفِیۡ مِنَ الۡمَلٰٓئِکَۃِ رُسُلًا وَّ مِنَ النَّاسِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ سَمِیۡعٌۢ بَصِیۡرٌ ﴿ۚ۷۶﴾
    22 : 76 Allahu zgjedh të dërguar nga engjëjt dhe nga njerëzit. Sigurisht, Allahu është Gjithëdëgjues, Gjithëshikues.
    Shpjegime

    Ky ajet tregon se është praktikë e vijueshme e Allahut t’u dërgojë engjëjt e Tij si të dërguar drejt robërve të Tij të sinqertë, po kështu është praktikë e vijueshme e Tij të zgjedhë si të dërguar prej njerëzve, sepse Ai dëgjon shumë lutjet dhe njeh mirë gjendjen e njerëzimit. Kurdo që një shpirt njerëzor do ta lypë ujin qiellor, Allahu do t’ia zbresë ujin atij, dhe kurdo që Allahu sheh se njerëzit po largohen nga besimi në Të, do të caktojë dikë nga robërit e Tij të sinqertë për t’i udhëzuar njerëzit. Konteksti tregon se në këto ajete Allahu i drejtohet popullit të Profetit Muhammed s.a.v.s., pra nuk është përmendur histori e ndonjë populli tjetër të mëparshëm. Ligjërimi i këtij ajeti është në kohën mudari, që në arabisht përfaqëson edhe kohën e tashme, edhe kohën e ardhme, dhe ajeti flet për çështjen e profetërisë dhe të dërgesës së shpalljes Hyjnore, andaj, provon që edhe në umetin e Profetit Muhammed s.a.v.s., Allahu i Madhërishëm do të caktojë disa shërbëtorë të sinqertë të fesë Islame, në gradën e profetit dhe të dërguarit. Në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm tregoi praktikën e Tij si një parim, për të cilën nuk përmendet diku tjetër që do të ndërpritet, dhe kjo praktikë e Tij është që Ai gjithmonë zgjedh të dërguar të Tij prej engjëjve dhe prej njerëzve. Lexoni edhe 4:69-71; 33:41.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp