22 : 42 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَلَّذِیۡنَ اِنۡ مَّکَّنّٰہُمۡ فِی الۡاَرۡضِ اَقَامُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتَوُا الزَّکٰوۃَ وَ اَمَرُوۡا بِالۡمَعۡرُوۡفِ وَ نَہَوۡا عَنِ الۡمُنۡکَرِ ؕ وَ لِلّٰہِ عَاقِبَۃُ الۡاُمُوۡرِ ﴿۴۲﴾
    22 : 42 Janë ata, të cilët po t’i forcojmë në tokë, do të falin namazin, do të japin zekatin, do të urdhërojnë për mirësi dhe do të ndalojnë nga e keqja. Tek Allahu është fundi i çështjeve.
    Shpjegime

    Ky ajet parashikon se çfarë duhet të bënin muslimanët pasi ta mundnin armikun e tyre. Muslimanët e vërtetë janë ata të cilët i ndihmon Allahu, siç u premtua në ajetin e mëparshëm, dhe të cilët pasi gëzojnë sundimin, nuk e përdorin forcën për ta zgjeruar pushtetin për qëllime egoiste, përkundrazi, adhurojnë Zotin, ndihmojnë nevojtarët, predikojnë të mirën dhe ndalojnë nga e keqja. Siç u pa në këto ajete, shkaku kryesor që iu lejua muslimanëve të merrnin armët ishte për lirinë fetare. Dhe Allahu ua premtoi që do të ishte Ai Ndihmësi i tyre në këtë kauzë të shenjtë. Luftërat që u zhvilluan gjatë epokës së parë të Islamit, janë dëshmitare edhe të ekzistencës së shkakut, edhe të ndihmës së jashtëzakonshme të Zotit. Sot muslimanët thuajse në të gjithë botën gëzojnë lirinë fetare. Andaj, themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia që deklaroi të jetë Mesih i Premtuar e Imam Mehdi, u bëri thirrje gjithë muslimanëve të botës që xhihadi me armë në këtë kohë nuk aplikohet dhe se kushdo që do të ndërmarrë një xhihad të tillë, nuk do ta gëzojë premtimin e Zotit që përmendet në këto ajete, përkundrazi, do të poshtërohet nga kundërshtarët. Deklarata e tij erdhi sipas profecisë së vetë Profetit Muhammed s.a.v.s., ku ai tha se Mesihu i Premtuar “do ta ndërpresë luftën (fetare)” (Askalani, Sherh Buhari, nr. 3448) dhe se në kohën e tij “lufta (fetare) do të dorëzojë armët e saj” (Musned Ahmed, nr. 9323). Lexoni edhe 25:53.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp