- الَّذِیۡنَ اُخۡرِجُوۡا مِنۡ دِیَارِہِمۡ بِغَیۡرِ حَقٍّ اِلَّاۤ اَنۡ یَّقُوۡلُوۡا رَبُّنَا اللّٰہُ ؕ وَ لَوۡ لَا دَفۡعُ اللّٰہِ النَّاسَ بَعۡضَہُمۡ بِبَعۡضٍ لَّہُدِّمَتۡ صَوَامِعُ وَ بِیَعٌ وَّ صَلَوٰتٌ وَّ مَسٰجِدُ یُذۡکَرُ فِیۡہَا اسۡمُ اللّٰہِ کَثِیۡرًا ؕ وَ لَیَنۡصُرَنَّ اللّٰہُ مَنۡ یَّنۡصُرُہٗ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَقَوِیٌّ عَزِیۡزٌ ﴿۴۱﴾22 : 41 ata që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre padrejtësisht, vetëm se thanë: “Zoti ynë është Allahu”. Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që do të ndihmojë Allahun. Sigurisht, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishëm.Shpjegime
1) Ky ajet tregon arsyen e dytë pse muslimanëve iu dha e drejta për të luftuar, dhe ajo është se ata u përballën me 13 vite persekutime tepër të rënda dhe më pas edhe me braktisjen e vatanit, vetëm për shkak të besimit dhe jo për ndonjë shkak tjetër. Pastaj, mekasit nuk i lanë të qetë as në mërgim. Në këto rrethana ku Islami u kërcënua të zhdukej nga sulmet e mekasve nga jashtë, dhe nga kurthet e hebrenjve nga brenda Medinës, e vetmja rrugë për muslimanët ishte lufta mbrojtëse. Realisht, ky mund të ishte shkaku më i madh që mund t’i siguronte një populli të drejtën për vetëmbrojtje. Megjithatë, disa kritikë padrejtësisht akuzojnë Islamin se gjoja ka bërë luftëra për të imponuar besimin.
2) Pasi përmendi arsyet pse muslimanët ishin të detyruar të merrnin armët, ajeti përmend objektin dhe qëllimin e luftërave të Islamit. Muslimanët luftuan për vetëmbrojtje, për të shpëtuar Islamin nga shfarosja dhe për të vendosur lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë e mendimit, gjithashtu edhe për të mbrojtur vendet e adhurimit që u përkisnin feve të tjera, pra kishat, sinagogat, tempujt, manastiret, etj. (2:194; 2:257; 8:40; 8:73).