22 : 39 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّ اللّٰہَ یُدٰفِعُ عَنِ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَا یُحِبُّ کُلَّ خَوَّانٍ کَفُوۡرٍ ﴿٪۳۹﴾
    22 : 39 Sigurisht, Allahu i mbron ata që besuan. Sigurisht, Allahu nuk do asnjë të pandershëm, mosmirënjohës.
    Shpjegime

    Me këtë ajet fillon tema e xhihadit. Tema e sakrificës ka shërbyer si një prelud i përshtatshëm për këtë temë shumë të rëndësishme. Pra, para se t’u jepej leja muslimanëve për të luftuar në vetëmbrojtje, ata ishin të informuar për rëndësinë e sakrificës. Këto ajete hedhin dritë mbi konceptimin islam të xhihadit me armë. Xhihadi do të bëhej në mbrojtje të së vërtetës. Islami nuk lejon luftë agresive në emër të fesë, megjithatë, sipas Islamit është shumë e rëndësishme edhe liria e ndërgjegjes, liria për të praktikuar besimin. Pikërisht në mbrojtje të kësaj pasurie më të çmuar jo vetëm të muslimanëve, por siç pohojnë ajetet në vijim, të të gjitha besimeve fetare, muslimanëve iu lejua t’i kundërpërgjigjeshin luftës me të njëjtën monedhë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp