21 : 108 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مَاۤ اَرۡسَلۡنٰکَ اِلَّا رَحۡمَۃً لِّلۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۰۸﴾
    21 : 108 Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty, përveçse si mëshirë për botët.
    Shpjegime

    Profeti Muhammed s.a.v.s. ishte pasqyrim i mëshirës Hyjnore. Ai ishte mëshirë për ndjekësit e tij dhe mëshirë për kundërshtarët e tij. Ai ishte mëshirë për arabët e pashkolluar, të cilët i ngriti nga humnera e shthurjes morale dhe i çoi në majat më të larta të jetës shpirtërore. Ai është mëshirë për brezat e ardhshëm, sepse ua solli Kuranin në të cilin ka mësime dhe udhëzime të sigurta për ta. Ai është mëshirë për mbarë njerëzimin pasi mesazhi i tij nuk kufizohet në ndonjë vend apo popull të caktuar, ndërsa çdo Profet tjetër para tij u dërgua si mëshirë për një popull të caktuar. Nëpërmjet tij kombet e botës janë bekuar siç nuk janë bekuar nga asnjë Profet tjetër. Prandaj, Zoti i ka lënë Profetit Muhammed s.a.v.s. lavdërime shumë të veçanta në Kuranin e Shenjtë, siç mund të lexoni në 9:128; 33:57 etj..

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp