21 : 96 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ حَرٰمٌ عَلٰی قَرۡیَۃٍ اَہۡلَکۡنٰہَاۤ اَنَّہُمۡ لَا یَرۡجِعُوۡنَ ﴿۹۶﴾
    21 : 96 Për një vendbanim që Ne e kemi shkatërruar, është e ndaluar që (banorët e tij) të kthehen sërish.
    Shpjegime

    Ky ajet tregon se nuk është në praktikën e Zotit të ringjallë që në këtë botë dikë që ka vdekur. Edhe në hadith përmendet që kur Hazret Xhabiri r.a. ishte i pikëlluar për shkak të vdekjes së babait të tij, Profeti Muhammed s.a.v.s. i tha: “A të njoftoj ty se çfarë gjeti babai yt kur e takoi Allahun?” “Patjetër që po, o i Dërguari i Allahut”, iu përgjigj Xhabiri r.a.. Profeti s.a.v.s. i tregoi: Allahu e pyeti babanë tënd – Më kërko çfarë të duash se do ta jap! – Më ringjall, o Zot, që të vritem edhe një herë në rrugën Tënde” i kërkoi babai yt. Por Allahu i Madhërishëm i tha – Jo, Unë e kam dekretuar që “ata (pasi të vdesin) nuk do të kthehen më!” (Tirmidhi, 3010). Në këtë hadith, i referohet pikërisht këtij ajeti të Kuranit. Prandaj, edhe ky ajet tregon se Hazret Isai a.s. i ringjallte të vdekurit shpirtërorë dhe jo ata që kishin ndërruar jetë, njësoj siç thuhet edhe për Profetin Muhammed s.a.v.s. në 8:25.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp