- وَ ذَاالنُّوۡنِ اِذۡ ذَّہَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ اَنۡ لَّنۡ نَّقۡدِرَ عَلَیۡہِ فَنَادٰی فِی الظُّلُمٰتِ اَنۡ لَّاۤ اِلٰہَ اِلَّاۤ اَنۡتَ سُبۡحٰنَکَ ٭ۖ اِنِّیۡ کُنۡتُ مِنَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿ۚۖ۸۸﴾21 : 88 (Përmende) edhe atë të peshkut, kur iku i zemëruar dhe mendoi që nuk do ta kapnim. Atëherë nga errësirat ai thirri: “Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Teje! Ti je i Shenjtë, e unë isha i padrejtë!”Shpjegime
Fjala është për Hazret Junusin a.s., i cili kur pa që profecia e tij për ndëshkimin nuk u përmbush, udhëtoi i zemëruar drejt detit, sepse ai nuk dinte se një profeci e tillë mund të evitohej nga përmbushja, në rast se njerëzit për të cilët është bërë profecia, pendohen dhe i kërkojnë falje Zotit me përgjërim. Në det Hazret Junusin a.s. e kapërdiu të gjallë një balenë dhe të gjallë e nxori. Në këtë kohë errësire, ishte kjo pikërisht lutja që buroi nga zemra e tij, që përmendet në këtë ajet.