- فَفَہَّمۡنٰہَا سُلَیۡمٰنَ ۚ وَ کُلًّا اٰتَیۡنَا حُکۡمًا وَّ عِلۡمًا ۫ وَّ سَخَّرۡنَا مَعَ دَاوٗدَ الۡجِبَالَ یُسَبِّحۡنَ وَ الطَّیۡرَ ؕ وَ کُنَّا فٰعِلِیۡنَ ﴿۸۰﴾21 : 80 Atëherë e bëmë Sulejmanin ta kuptonte drejt (çështjen) dhe secilit i dhamë urtësi dhe dije. Dhe Davudit i nënshtruam malet (që) lëvdonin (Zotin) bashkë me të, po ashtu edhe zogjtë. Dhe ishim Ne që e bënim këtë.Shpjegime
Nënshtrimi i maleve nuk do të thotë se malet t’i përuleshin Davudit a.s.. Për popullin e Muhammedit s.a.v.s., Kurani pohon: “Zoti nënshtroi për ju atë që është në qiej dhe atë që është në tokë, gjithçka prej Tij” (45:14). Kështu, nënshtrimi i maleve do të thotë se Zoti i nënshtroi popujt e maleve për Hazret Davudin a.s.. Po ashtu, përmendet ushtria e zogjve në ushtrinë e Hazret Sulejmanit a.s.. Edhe kjo është metaforë, që mund të ketë dy kuptime: 1) njerëzit që kanë aftësi “të fluturojnë” shpirtërisht dhe 2) kalorësit e shpejtë që, sikur zogjtë, udhëtonin me shpejtësi nga një vend në tjetrin. Edhe ushtria e kalorësve të Hazret Sulejmanit a.s. është cilësuar si ushtria e zogjve. Lexoni edhe 34:12-13.