21 : 64 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قَالَ بَلۡ فَعَلَہٗ ٭ۖ کَبِیۡرُہُمۡ ہٰذَا فَسۡـَٔلُوۡہُمۡ اِنۡ کَانُوۡا یَنۡطِقُوۡنَ ﴿۶۴﴾
    21 : 64 (Ibrahimi) tha: “Jo, e bëri ky, i madhi i tyre! Pyetini ata nëse flasin dot.”
    Shpjegime

    Në lidhje me këtë ajet thuhet që duhet të bësh pauzë pas fjalëve “bel fe’alehu”, që të përkthehet se “dikush e ka bërë këtë”, sepse përndryshe sipas tyre, Hazret Ibrahimi a.s. rezulton të ketë gënjyer, ma’adhallah! Por kjo nuk duket e nevojshme, sepse vetë Hazret Ibrahimi a.s. ua kishte thënë më parë se do të bënte diçka kundër idhujve të tyre. Prandaj, pohimi i tij nuk quhet gënjeshtër. Përkundrazi, kjo është një mënyrë replike, pra duke paraqitur një gjë krejt të pamundur si diçka të mundshme, metodë të cilën Hazret Ibrahimi a.s. e zotëronte mirë me ndihmën e Zotit. Së dyti, asnjëri nga kundërshtarët e tij nuk besoi se idhulli i madh i kishte rrëzuar idhujt e tjerë, madje e quajtën të pamundur. Pra, kështu Hazret Ibrahimi a.s. e provoi se besimi i tyre ishte i rremë dhe se idhujt nuk kishin asnjë fuqi.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp