21 : 31 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَوَ لَمۡ یَرَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡۤا اَنَّ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضَ کَانَتَا رَتۡقًا فَفَتَقۡنٰہُمَا ؕ وَ جَعَلۡنَا مِنَ الۡمَآءِ کُلَّ شَیۡءٍ حَیٍّ ؕ اَفَلَا یُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۳۱﴾
    21 : 31 Ata që mohuan a nuk e kanë parë se qiejt dhe toka kanë qenë të mbyllura dhe Ne i hapëm ato dhe çdo gjë të gjallë krijuam përmes ujit?! A nuk besojnë?!
    Shpjegime

    Më shumë se 14 shekuj më parë, Kurani i Shenjtë zbuloi që universi është duke u zgjeruar pandërprerë (51:48), gjë që do të bëhej një fakt shkencor vetëm në vitet 1920. Zbulimi se universi vazhdimisht po zgjerohet është me rëndësi të madhe për shkencëtarët, sepse ndihmon për të kuptuar më saktësisht se si universi u krijua fillimisht. Gjithashtu, shpjegon qartazi procesin fazë pas faze të krijimit, në atë mënyrë që përputhet me konceptin e Big Bangut. Kurani shkon më tej dhe përshkruan gjithë ciklin e fillimit dhe të fundit të universit, madje edhe të rikthimit të tij përsëri në një fillim të ngjashëm si më parë. Hapi i parë i krijimit siç përmendet në Kuran, ngjan shumë me atë që quhet Big Bang, të cilin Kurani e përshkruan këtu. Në këtë ajet fjalët retkan (masë e mbyllur) dhe fetakna (Ne hapëm), mbajnë mesazhin qendror të të gjithë ajetit. Fjalorët autentikë të gjuhës arabe japin dy kuptime të fjalës retkan, që kanë rëndësi të madhe për temën në diskutim. Një kuptim i saj është të mbledhurit e diçkaje dhe pastaj shkrirja në një entitet të vetëm (përmbledhur nga fjalori Lane) dhe kuptimi i dytë është errësirë totale (Lisan el-Arab). Të dyja këto kuptime janë të zbatueshme dhe japin domethënie thelbësore. Të marra së bashku, ato tregojnë pamje të saktë të veçorisë së një vrime të zezë. Lexoni edhe 21:105.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp