20 : 131 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَاصۡبِرۡ عَلٰی مَا یَقُوۡلُوۡنَ وَ سَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّکَ قَبۡلَ طُلُوۡعِ الشَّمۡسِ وَ قَبۡلَ غُرُوۡبِہَا ۚ وَ مِنۡ اٰنَآیِٔ الَّیۡلِ فَسَبِّحۡ وَ اَطۡرَافَ النَّہَارِ لَعَلَّکَ تَرۡضٰی ﴿۱۳۱﴾
    20 : 131 Prandaj, duro për atë që ata thonë dhe përkujto Zotin tënd me lavdinë (e Tij) përpara lindjes së diellit dhe përpara perëndimit të tij; po ashtu përkujtoje gjatë orëve të natës dhe gjatë pjesëve të ditës, që ti të jesh i kënaqur.
    Shpjegime

    Disa komentues të Kuranit janë të mendimit se ky ajet flet për namazet e pesë vakteve. Koha “përpara lindjes së diellit” është e namazit të sabahut; “përpara perëndimit të tij” namazi i ikindisë; “gjatë orëve të natës” janë namazi i akshamit dhe i jacisë; kurse “gjatë pjesëve të ditës” është koha e namazit të drekës. Por çfarëdo që të nënkuptojnë fjalët e ajetit, është mjaft e qartë se për të arritur suksesin dhe qetësinë e mendjes, është shumë e nevojshme ta kujtojmë Zotin dhe ta lavdërojmë Atë. Përkujtimi i vazhdueshëm i Zotit është një mjet shumë i rëndësishëm për të pasur dritën shpirtërore dhe qetësinë mendore. Lexoni 4:104 dhe 22:27.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp