- قَالَ فَاذۡہَبۡ فَاِنَّ لَکَ فِی الۡحَیٰوۃِ اَنۡ تَقُوۡلَ لَا مِسَاسَ ۪ وَ اِنَّ لَکَ مَوۡعِدًا لَّنۡ تُخۡلَفَہٗ ۚ وَ انۡظُرۡ اِلٰۤی اِلٰـہِکَ الَّذِیۡ ظَلۡتَ عَلَیۡہِ عَاکِفًا ؕ لَنُحَرِّقَنَّہٗ ثُمَّ لَنَنۡسِفَنَّہٗ فِی الۡیَمِّ نَسۡفًا ﴿۹۸﴾20 : 98 Ai tha: “Shko atëherë (nga këtu), gjatë gjithë jetës do të thuash – Mos më prekni! Ty të premtohet një afat që nuk do të shkelet. Shikoje edhe të adhuruarin tënd, përpara të cilit ke qëndruar ulur. Ne do ta shkrumbojmë atë dhe do ta shpërndajmë mirë në det.”Shpjegime
Për shkak të këtij veprimi të Samiriut, Hazret Musai a.s. i tha: Gjersa të rrosh, vetë do t’u thuash njerëzve: “Mos më prekni!”. Kjo tregon se atij mund t’i ketë rënë lebra dhe ai u detyrua t’u thoshte vetë njerëzve të mos i afroheshin e të mos e preknin, që të mos u ngjitej edhe atyre e njëjta gjë. Kështu ndodhte edhe në Europë deri në shekullin e kaluar. Të lebrosurit ishin të detyruar të mbanin zile nëpër qafë, në mënyrë që kalimtarët që nga larg të kuptonin se po kalojnë ata që e kanë këtë sëmundje.