19 : 72 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِنۡ مِّنۡکُمۡ اِلَّا وَارِدُہَا ۚ کَانَ عَلٰی رَبِّکَ حَتۡمًا مَّقۡضِیًّا ﴿ۚ۷۲﴾
    19 : 72 Çdokush nga ju (o keqbërës), do të bjerë në të. Zoti yt këtë e ka marrë përsipër si vendim të prerë.
    Shpjegime

    Fjalët “çdokush nga ju do të bjerë në të” nuk do të thotë se çdo njeri do të bjerë në të, sepse për njerëzit e dëlirë, Kurani i Shenjtë thotë se ata nuk do të dëgjojnë as zhurmën më të lehtë të xhehenemit (21:103). Ose xhehenemi që përmendet në këtë ajet, nëse është për të gjithë, i referohet xhehenemit të botës, të cilin njerëzit e dëlirë e durojnë për hir të Zotit. Po kështu, edhe keqbërësit shpesh heqin lloj-lloj vuajtjesh që në këtë botë, të cilat janë një lloj xhehenemi që ata e pësojnë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp