18 : 99 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قَالَ ہٰذَا رَحۡمَۃٌ مِّنۡ رَّبِّیۡ ۚ فَاِذَا جَآءَ وَعۡدُ رَبِّیۡ جَعَلَہٗ دَکَّآءَ ۚ وَ کَانَ وَعۡدُ رَبِّیۡ حَقًّا ﴿ؕ۹۹﴾
    18 : 99 Ai tha: “Kjo është mëshirë prej Zotit tim. Kur do të vijë premtimi i Zotit tim, do ta bëjë copë-copë. Dhe premtimi i Zotit tim është i vërtetë.”
    Shpjegime

    Kiri mund të jetë informuar edhe nëpërmjet komunikimit Hyjnor që dikur në të ardhmen, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do të përhapeshin sërish në juglindje të këtij muri, atëherë ky mur do të mbetej jashtë funksionit për t’i penguar ata në përparimin e tyre. Kjo mund të jetë domethënia e fjalëve “do ta bëjë copë-copë”. Në 21:97 thuhet se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do të përhapnin rrjetën e tyre në të gjithë botën. Metaforikisht, ‘thyerja e murit’ mund të nënkuptojë rënien e fuqisë politike të Islamit, veçanërisht të turqve në Europë. Në kohën kur Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do të dilnin në tokë, mure të tilla nuk do të bënin punë. Kurani i Shenjtë tregon që përhapja dhe shtrirja e Jexhuxhëve dhe e Mexhuxhëve në të gjithë botën do të jetë sikur dallgët e detit. Kjo gjithashtu tregon që pushtimi i tyre do të fillonte me pushtimin e deteve.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp