18 : 87 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • حَتّٰۤی اِذَا بَلَغَ مَغۡرِبَ الشَّمۡسِ وَجَدَہَا تَغۡرُبُ فِیۡ عَیۡنٍ حَمِئَۃٍ وَّ وَجَدَ عِنۡدَہَا قَوۡمًا ۬ؕ قُلۡنَا یٰذَا الۡقَرۡنَیۡنِ اِمَّاۤ اَنۡ تُعَذِّبَ وَ اِمَّاۤ اَنۡ تَتَّخِذَ فِیۡہِمۡ حُسۡنًا ﴿۸۷﴾
    18 : 87 Gjersa kur mbërriti atje ku perëndon dielli, e gjeti duke perënduar në një burim të përbaltur dhe pranë tij gjeti një popull. Ne i thamë: “O Dhul-Kernejn! Daç ndëshkoji ose daç trajtoji ata me të mirë.”
    Shpjegime

    1) Vendi ku perëndon dielli tregon pjesën perëndimore të perandorisë së Kirit ose kufirin veriperëndimor të Azisë së Vogël dhe i referohet Detit të Zi, sepse ajo pjesë formonte kufirin veriperëndimor të perandorisë së tij. Ajeti i referohet ekspeditës që Kiri ndërmori kundër armiqve të tij në Perëndim (Enc. Brit.; Historians’ History of the World, nën “Cyrus”).

    2) Ajetet 84 – 87: Dhul-Kernejn vjen nga fjala kern. Disa nga kuptimet e kësaj fjale janë: bashkues, bri, skaj, skaji i diskut të diellit që është duke lindur; boria e Ditës së Gjykimit, njeri fisnik, shekull, kohë, epokë, njerëzit e një epoke të caktuar. etj. (Akrab, Lane). Dhe kernejn do të thotë dy kernë. Me Dhul-Kernejnin së pari nënkuptohet Profeti Muhammed s.a.v.s., i cili gjeti kohën e Hazret Musait dhe të popullit të tij nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, po në umetin e tij do të vinte një shërbëtor dhe ndjekës i tij për ringjalljen e umetit të tij. Kështu këto dy periudha i atribuohen vetë Profetit Muhammed s.a.v.s. [Lexoni 62:1-5]. Por gjithë kjo profeci është përmendur me një ngjarje të së kaluarës, e cila ndoshta lidhet me mbretin Kir, që përmendet edhe në Bibël. Kiri ishte një njeri me fuqi të jashtëzakonshme shpirtërore dhe ishte edhe monoteist. Këto ajete tregojnë udhëtimet e tij në Lindje e në Perëndim. Për sa i përket ndërtimit të murit, në botë janë ndërtuar disa mure e jo një, të cilat kishin si qëllim mbrojtjen nga sulmet e armikut. Një mur i tillë gjendet në Rusi, e një tjetër në Kinë. Pra, ndërtimi i murit ishte një metodë e atyre kohërave për t’u mbrojtur. Megjithatë, siç e thamë, Kurani i Shenjtë nuk është thjesht një libër historie, por çdo histori e përmendur në të, përmban edhe profeci për të ardhmen.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp