- اَمَّا السَّفِیۡنَۃُ فَکَانَتۡ لِمَسٰکِیۡنَ یَعۡمَلُوۡنَ فِی الۡبَحۡرِ فَاَرَدۡتُّ اَنۡ اَعِیۡبَہَا وَ کَانَ وَرَآءَہُمۡ مَّلِکٌ یَّاۡخُذُ کُلَّ سَفِیۡنَۃٍ غَصۡبًا ﴿۸۰﴾18 : 80 Për sa i përket anijes, ajo ishte e disa të varfërve që punojnë në det. Vendosa ta bëja me të metë, sepse mbrapa tyre (vinte) një mbret, që merr çdo anije duke grabitur.Shpjegime
Pronarët e anijes mund të nënkuptojnë muslimanët, dhe çarja e anijes nënkupton që muslimanët do të jepnin zekat nga pasuria e tyre, duke shpenzuar për njerëzit në nevojë. Kurse mbreti mund t’u referohet mbretërve të fuqishëm të kohës, siç ishin Cezari dhe Kisra, të cilët nuk e sulmonin Arabinë duke kujtuar se ajo ishte shkretëtirë dhe e padobishme. Në këtë mënyrë, Allahu e ruajti këtë vend për Profetin Muhammed s.a.v.s..