18 : 62 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَلَمَّا بَلَغَا مَجۡمَعَ بَیۡنِہِمَا نَسِیَا حُوۡتَہُمَا فَاتَّخَذَ سَبِیۡلَہٗ فِی الۡبَحۡرِ سَرَبًا ﴿۶۲﴾
    18 : 62 Kur ata të dy arritën te bashkimi i tyre, harruan peshkun e tyre, dhe ai u përvodh duke marrë rrugën e tij për në det.
    Shpjegime

    Ajetet 61 – 62 tregojnë një keshf (vizion) të Hazret Musait a.s., në të cilin ai pa Isain a.s., Mesihun që do të shfaqej në umetin e tij. Peshku nënkupton mësimin shpirtëror që është ushqim për shpirtin. Vendi ku bashkohen dy dete simbolizon kapërcyellin e umetit të Musait a.s. dhe fillimin e umetit të Profetit Muhammed s.a.v.s.. Pra, umeti i Musait a.s., bashkë me Mesihun dhe ndjekësit e tij, do të vijonte deri në kohën e Profetit Muhammed s.a.v.s., por përpara kësaj, të krishterët do ta humbnin rrugën e drejtë, siç tregojnë edhe fjalët që atyre u iku nga dora peshku i tyre. Në librin e famshëm të interpretimit të ëndrrave, thuhet se një nga kuptimet e peshkut në ëndërr ose në keshf është “faltorja e njerëzve të dëlirë dhe xhamia e adhuruesve të sinqertë” (Ta’tirul-enam, nën fjalën ). Kështu që, pas ikjes së peshkut të tyre, do të fillonte epoka e Profetit të Premtuar, pra e Hazret Muhammedit s.a.v.s.. Ky ishte një lloj mi’raxhi i Hazret Musait a.s., në të cilin Zoti ia tregoi edhe pasardhësin e tij të fundit, Hazret Isain a.s., gjithashtu edhe të ngjashmin e tij, pra Profetin Muhammed s.a.v.s., i cili do të ishte më i madh në grada sesa Hazret Musai a.s..

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp