18 : 61 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ قَالَ مُوۡسٰی لِفَتٰٮہُ لَاۤ اَبۡرَحُ حَتّٰۤی اَبۡلُغَ مَجۡمَعَ الۡبَحۡرَیۡنِ اَوۡ اَمۡضِیَ حُقُبًا ﴿۶۱﴾
    18 : 61 Dhe kur Musai i tha shokut të tij të ri: “Nuk do të ndalem gjersa të arrij vendin e bashkimit të dy deteve, ose do të eci për shekuj me radhë.”
    Shpjegime

    Historitë që përmenden në Kuranin e Shenjtë nuk janë thjesht histori, por çdo ngjarje e përmendur mbart një profeci dhe simbolikë me vete. Edhe kjo ngjarje nuk është thjesht histori. Me djalin e ri që përmendet me Hazret Musain a.s. nënkuptohet Hazret Isai a.s.. Kjo ngjarje flet për kohën në të cilën po i vinte fundi epokës së Hazret Musait, dhe fillimi i epokës së Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s.. Pavarësisht se mes të dyve përmendet edhe Hazret Isai a.s., por ai është ndjekës i Hazret Musait a.s..

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp