- سَیَقُوۡلُوۡنَ ثَلٰثَۃٌ رَّابِعُہُمۡ کَلۡبُہُمۡ ۚ وَ یَقُوۡلُوۡنَ خَمۡسَۃٌ سَادِسُہُمۡ کَلۡبُہُمۡ رَجۡمًۢا بِالۡغَیۡبِ ۚ وَ یَقُوۡلُوۡنَ سَبۡعَۃٌ وَّ ثَامِنُہُمۡ کَلۡبُہُمۡ ؕ قُلۡ رَّبِّیۡۤ اَعۡلَمُ بِعِدَّتِہِمۡ مَّا یَعۡلَمُہُمۡ اِلَّا قَلِیۡلٌ ۬۟ فَلَا تُمَارِ فِیۡہِمۡ اِلَّا مِرَآءً ظَاہِرًا ۪ وَّ لَا تَسۡتَفۡتِ فِیۡہِمۡ مِّنۡہُمۡ اَحَدًا ﴿٪۲۳﴾18 : 23 Do të thonë: “Ishin tre dhe i katërti ishte qeni i tyre”. Do të thonë duke hamendësuar të padukshmen: “Ishin pesë dhe i gjashti ishte qeni i tyre”. Dhe do të thonë: “Ishin shtatë dhe i teti ishte qeni i tyre”. Thuaj: Zoti im di më së miri numrin e tyre dhe (përveç Atij) asnjëri nuk di për ta. Andaj, mos diskuto rreth tyre, përveçse sipërfaqësisht dhe mos pyet asnjërin prej tyre për ta.Shpjegime
1) Për këtë kuptim të fjalëve “il-lā kalīl”, shikoni fjalorin Akrab.
2) Ka rrëfime të ndryshme për numrin e banorëve të shpellës, por në çdo rrëfim përmendet edhe një qen i tyre. Popujt e sotëm të krishterë në përgjithësi e duan qenin si kafshë shtëpiake, por ndoshta nuk e dinë se cila është arsyeja. Bibla nuk flet për këtë, por Kurani i Shenjtë tregon që të krishterët e parë për një kohë të gjatë e mbanin qenin për mbrojtjen e tyre. Prandaj, ishte e natyrshme që ata si popull ta donin shokun e tyre besnik. Për sa i përket numrit të tyre, Zoti i Madhërishëm e njoftoi Profetin Muhammed s.a.v.s. që askujt nuk i është dhënë dijeni e detajuar në lidhje me ta, andaj edhe ti mos u fut në debate të thella për ta.