18 : 19 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ تَحۡسَبُہُمۡ اَیۡقَاظًا وَّ ہُمۡ رُقُوۡدٌ ٭ۖ وَّ نُقَلِّبُہُمۡ ذَاتَ الۡیَمِیۡنِ وَ ذَاتَ الشِّمَالِ ٭ۖ وَ کَلۡبُہُمۡ بَاسِطٌ ذِرَاعَیۡہِ بِالۡوَصِیۡدِ ؕ لَوِ اطَّلَعۡتَ عَلَیۡہِمۡ لَوَلَّیۡتَ مِنۡہُمۡ فِرَارًا وَّ لَمُلِئۡتَ مِنۡہُمۡ رُعۡبًا ﴿۱۹﴾
    18 : 19 Ti mendon se janë zgjuar, kurse ata janë në gjumë. Ne i kthejmë ata djathtas e majtas. Dhe qeni i tyre qëndron te pragu, duke zgjatur të dyja këmbët e para. Po t’i shikoje, do të ikje prej tyre me vrap dhe do të mbusheshe me frikë prej tyre.
    Shpjegime

    “Ti mendon se janë zgjuar, kurse ata janë në gjumë”: Komentuesit besojnë se këtu bëhet fjalë për gjumin fizik, gjë që nuk është e saktë. Fjala gjumë nënkupton gjendjen e tyre që ata nuk ishin në kontakt me botën jashtë. Po të ishte fjala për gjumin fizik, nuk do të thuhej “Po t’i shikoje, do të ikje prej tyre me vrap dhe do të mbusheshe me frikë prej tyre”. Një njeri që është në gjumë, nuk të bën as ndikim as nuk të frikëson. Në fakt, ata ishin njerëz shumë të fuqishëm, dhe sa herë që romakët tentuan t’i mësynin në shpellë, përballeshin me qenin e tyre. Banorët e shpellës menjëherë merrnin sinjalin që armiku është te dera dhe ata merrnin masat për t’u përballur ose për t’u fshehur.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp